“VERË TË GJATË TË KEMI”/ Eneda Tarifa ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë – AlpeGossip
“VERË TË GJATË TË KEMI”/ Eneda Tarifa ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë

“VERË TË GJATË TË KEMI”/ Eneda Tarifa ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë

Dita e verës këtë vit erdhi ndryshe për të gjithë shqiptarët, jo të mbledhur tek sheshi i qytetit, jo festë e madhe e shumë aktivititete që i përkasin vetëm kësaj dite.

Mesa duket kësaj here e gjithë festa do t’i përkushtohet familjes, një drekë e këndshme aq sa e qetë edhe gazmore, ushqimet më të mira e veroret në duarte secilit.

Eneda Tarifa ka ndarë sot me të gjithë se si ajo po e kalon këtë ditë. Së bashku me vajzën e saj ato kanë vendos veroret dhe japin një urim për të gjithë duke treguar gjithashtu se qëndrojnë në shtëpi,siç duhet të rrinë të gjithë këto ditë. “Gezuar “Diten e Veres”, ne i vume veroret. Vere te gjate kemi perpara… #unerrineshtepi ☺️” shkruan këngëtarja. Siç thotë dhe Eneda, verë të gjatë të kemi përpara… /ALPEgossip.al