KORONAVIRUSI/ Ish-banori i “Big Brother” rezulton pozitiv me Covid-19 (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Ish-banori i “Big Brother” rezulton pozitiv me Covid-19 (FOTO)

KORONAVIRUSI/ Ish-banori i “Big Brother” rezulton pozitiv me Covid-19 (FOTO)

Një nga banorët e edicionit të katërt të “Big Brother”, Petrit Pjetër Bylykbashi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, ku me anë të një statusi në Facebook Bylykbashi ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë patur kontakt me të, që të telefonojnë në numrin e vënë në dispozicion enkas për rastet e dyshuara.

“Miq, unë do ta kaloj këtë sfidë, për këtë tashmë jam i sigurt, e ju mos u panikosni dhe po ju lutem që të rrini në shtëpi”, ka shkruar ndër të tjera Petriti, duke përcjellë kështu edhe një mesazh. Ai ka bërë gjithashtu me dije se familja dhe rrethi i ngushtë kanë kontaktuar menjëherë me mjekët pas mësimit të lajmit. /News31.al