DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai zbulon gjininë e fëmijës: Jam më i lumturi në botë (FOTO) – AlpeGossip
DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai zbulon gjininë e fëmijës: Jam më i lumturi në botë (FOTO)

DO TË BËHET BABA PËR HERË TË DYTË/ Erion Isai zbulon gjininë e fëmijës: Jam më i lumturi në botë (FOTO)

Muajin e kaluar në një intervistë për Ardit Gjebrean tek “E diela shqiptare”, Erion Isai zbuloi se së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë. Kryetari i Bashkisë së Kolonjës ka zbuluar sot edhe gjininë e fëmijës që do vijë në jetë.

Në një komunikim për emisionin “Rreze dielli’, Erioni tha se është shumë i lumtur që do të bëhet sërish me vajzë.

“Megjithë pritshmëritë tona që Ajri do të bëhet me vëlla, jo! Do të bëhet me një motër. Përsa i përket emrit, jemi duke e menduar. Jam më i lumturi në botë që do bëhem sërish me vajzë. Nuk jam si ata që duan patjetër djalë. Jam i bekuar që kam vajzë dhe do bëhem edhe me një tjetër”, tha Isai.