FERO ËSHTË DJALË ME FAT/ Arbenita flet për besnikërinë dhe…mbani shënime! (FOTO) – AlpeGossip
FERO ËSHTË DJALË ME FAT/ Arbenita flet për besnikërinë dhe…mbani shënime! (FOTO)

FERO ËSHTË DJALË ME FAT/ Arbenita flet për besnikërinë dhe…mbani shënime! (FOTO)

Reperi i njohur Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë një ndër çiftet më të komentuar në media dhe nga publiku. Ndonëse janë përfolur shpesh për ndarje, dyshja vazhdojnë së bashku dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Arbenita ka bërë së fundmi një postim rreth besnikërisë, me anë të së cilit ka treguar se nuk i intereson askush tjetër përveç Feros. Po ashtu ajo ka treguar se do t’i qëndrojë pranë partnerit, duke e mbështetur në çdo gjë.

“I dashuri im nuk do të jetë kurrë në gare me një mashkull tjetër. Nuk më intereson sesi dukesh, çfarë dreqin ke, ose kush je! Mashkulli im do të jetë gjithmonë më i pashmi në sytë e mi, dhe do ta ndihmoj të arrijë çdo gjë që do në jetë”, shkruhet në postim.