“EKRANI TË BËN TI HARROSH…”/ Dajana Shabani: Televizioni është një botë hipokrite, një fasadë – AlpeGossip
“EKRANI TË BËN TI HARROSH…”/ Dajana Shabani: Televizioni është një botë hipokrite, një fasadë

“EKRANI TË BËN TI HARROSH…”/ Dajana Shabani: Televizioni është një botë hipokrite, një fasadë

Moderatorja Dajana Shabani thotë se televizioni është një botë hipokrite, që nuk do t’ia rekomandonte vajzës së vet.

“Televizioni është shumë i bukur. Sot më pyeti dikush e më tha: “Po vajza jote a do të vazhdojë për televizion? Dhe unë i ktheva një përgjigje, të cilën dua t’a ndaj me ju.

Nuk do doja që vajza ime të vazhdojë televizionin, sepse pavarsisht se televizioni ka një super magji nëse je mirë apo keq, televizioni, ekrani të bën ti harrosh të gjitha, madje të bën të shkëlqesh edhe në momentet më të këqija, por e gjitha është një fasadë.

Eshtë një botë shumë hipokrite brenda në të cilën bëjnë sikur të duan shumë fort. Është një fasadë ku edhe personi që ju shihni nëpërmjet ekranit ndoshta nuk është ashtu siç duket.

Prandaj të gjithë personat që iu duken si heronj të situatës; Mos u gaboni! Mos u nxitoni! Shikoni pak më thellë”, tha ajo.