PAS LAJMEVE PËR MIQËSINË E PRISHUR/ Kledi Kadiu surprizon me mesazhin ndaj Ilirit: Rri i qetë… – AlpeGossip
PAS LAJMEVE PËR MIQËSINË E PRISHUR/ Kledi Kadiu surprizon me mesazhin ndaj Ilirit: Rri i qetë…

PAS LAJMEVE PËR MIQËSINË E PRISHUR/ Kledi Kadiu surprizon me mesazhin ndaj Ilirit: Rri i qetë…

Ethet e finales së Big Brother tashmë ndjehen jo vetëm tek 4 finalistët, por edhe tek mbështetësit e tyre jashtë. Mbrëmjen e djeshme Fun Club, solli disa personazhe të famshëm që kanë shprehur hapur mbështetjen për njërin prej tyre. Do të duhej kjo natë për të konfirmuar marrëdhënien mes Ilir Shaqirit dhe Kledi Kadiut.

Kujtojmë se ishte Oni Pustina ai që muaj më parë tha se Iliri nuk kishte asnjë komunikim me balerinin tjetër shqiptar në Itali, Kledi Kadiu. Më tej Pustina u shpreh se konkurenti ishte xheloz për famën e Kadiut në Itali. Shpejt reagoi edhe Emanuela, bashkëshortja e Ilirit, duke u shprehur se familja e saj ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Kledit dhe se nuk mban mend ta ketë parë Onin në festën e pagëzimit të vajzës së balerinit, duke nënkuptuar kështu se në fakt Oni është ai që nuk ka një miqësi me dy artistët e famshëm edhe në Itali.

Fill pas kësaj në media, u përfol se Kledi dhe Iliri nuk flisnin me njëri-tjetrin. Por e gjithë kjo dilemë mori fund mbrëmjen e djeshme, kur Kledi u shfaq me një mesazh mbështetës për mikun dhe kolegun e tij. Në videomesazhin e tij, balerini u shpreh se e sheh si fitues dhe i jep gjithë mbështetjen e tij. “Edhe nëse nuk fiton, rri i qetë se ke marrë pëlqimin e publikut shqiptar gjithandej”, u shpreh Kadiu.

Ndërkaq edhe personazhe të tjerë të famshëm shprehën mbështetjen për Ilirin. Mesazhit të Kledit iu bashku edhe Klaudia Pepa, Ermal Mamaqi, Amarda Toska, Lei Kraja, Armina Mevlani apo Irma Libohova. Po ashtu kishte një mesazh për balerinin shqiptar nga një përfaqësues i Amiçit në Itali. Edhe modelja e njohur Trejsi Sejdini ka një favorit në Big Brother VIP. Ai është Ilir Shaqiri.