“S’DUA FALJE PUBLIKE, TË ANULOHEN”/ Presidenti kundërshton Kryeministrin e “BB-VIP” për… – AlpeGossip
“S’DUA FALJE PUBLIKE, TË ANULOHEN”/ Presidenti kundërshton Kryeministrin e “BB-VIP” për…

“S’DUA FALJE PUBLIKE, TË ANULOHEN”/ Presidenti kundërshton Kryeministrin e “BB-VIP” për…

Pas problematikave të shtruara nga populli dhe Vëllai i Madh, Kryeministri dhe kabineti qeveritar, caktuan ligjet përkatëse për secilën shkelje.

Një ndër ligjet që u miratua ishte ai për ofendimet. Banori që do të ofendojë, do të dënohet me 4 deri në 12 orë “burg” dhe 0 amnisti në rast përsëritjeje.

Me kërkesë të kabinetit, nëse një banorë është ndjerë i fyer, ka të drejtën të ankohet te qeveria nëpërmjet Avokatit të Popullit.

Luizi si Kryeministër i shtëpisë, ka deklaruar se personi që bullizon dhe ofendon, para se të marrë masën ndëshkimore, do të shprehi dhe një ndjesë publike.

Por Presidenti e ka kundërshtuar këtë, duke thënë se nuk është dakord që të shprehet falja publike para kamerave, por të shkohet vetë te personi i ofenduar dhe të kërkohet personalisht.

Ai ka vendosur në diskutim edhe masën e dënimit nga 4 deri në 12 orë, pasi e sheh më të rreptë seç duhet për një person dhe “shpëtim” për një person tjetër.