“A vritet pafajësia”/ Humbi fëmijët në luftë, këngëtarja shqiptare kërkon të… – AlpeGossip
“A vritet pafajësia”/  Humbi fëmijët në luftë, këngëtarja shqiptare kërkon të…

“A vritet pafajësia”/ Humbi fëmijët në luftë, këngëtarja shqiptare kërkon të…

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e djeshme për nënë Ferdonijen, në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

Leonora këndoi këngën “A vritet pafajësia”, të cilën ia dedikoi babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës.

Këngëtarja ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

“Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mund të jem unë vajza jote?”, ka thënë Leonora, ndërkohë që përgjigja e nënë Ferdonijsë ishte se ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur.