Krenari i tregon Luanës perlat e Kosovës : Ja çfarë e mahniti moderatoren (FOTO) – AlpeGossip
Krenari i tregon Luanës perlat e Kosovës : Ja çfarë e mahniti moderatoren (FOTO)

Krenari i tregon Luanës perlat e Kosovës : Ja çfarë e mahniti moderatoren (FOTO)

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca ndodhet në Kosovë këto ditë, ku po punon për këngën e saj më të re.

Luana u pa në një foto më parë, duke punuar në një studio muzikore në Prishtinë. Por duke qenë në vendin e partnerit të saj Krenar Çoçaj, moderatorja ia ka lejuar vetes shëtitjet dhe argëtimet me të.

Ajo ka vizituar një ndër perlat e Kosovës, Ulpianën, që me sa duket i ka lënë përshtypje të mëdha.

“Sot vizitova një ndër trashëgimitë kulturore të Kosovës, Ulpiana ishte kaq e bukur”.

 

Çifti vijon të jetë bashkë, ndërsa rruga Tiranë-Prishtinë është bërë e zakonshme tashmë për Luanën dhe Krenarin, duke qenë se ky i fundit ende nuk është shpërngulur pranë saj.