Nga humorist në moderator, Xum Allushin do e shihni me një emision të vetin – AlpeGossip
Nga humorist në moderator, Xum Allushin do e shihni me një emision të vetin

Nga humorist në moderator, Xum Allushin do e shihni me një emision të vetin

Xum Allushi është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer sidomos nga të rinjtë me videot humoristike që poston në rrjete sociale nga të cilat është bërë edhe i famshëm.

Xumi ishte i ftuar sot tek “Rudina” ku foli jo vetëm për videot humoristike, por edhe përfshirjen në muzikë me këngën “Pa ngjyrë”.

Gjatë intervistës, humoristi zbuloi se së shpejti do e shohim me një emision të tijin.

“Kam dëshirë të bëj një emision timin, por me kismet. E ardhmja ka shumë surpriza”, u shpreh Xumi pa dashur të zbulojë më shumë.