Zbulohet emisioni që do të sjellë Turjan Hyska në Klan dhe kur do fillojë – AlpeGossip
Zbulohet emisioni që do të sjellë Turjan Hyska në Klan dhe kur do fillojë

Zbulohet emisioni që do të sjellë Turjan Hyska në Klan dhe kur do fillojë

Prej ditësh qarkullon thashethemi se Turjan Hyska, pas vitesh të tëra në Vizion Plus, do të kalojë në Tv Klan. Në fillim e mohoi kategorikisht, e më pas u pa me Aleksandër Frangajn, presidentin e Tv Klan në ambientet e këtij televizioni. Jo vetëm që u tha me siguri se Hyska do të lëvizë për në Klan, madje u aludua se do të marrë me vete gjithë trupën e Apartamentit 2XL.

Ç’u tha më lart është pjesërisht e vërtetë. Turjan Hyska do të shkojë në Klan, por i vetëm. Burime pranë Anabel.al konfirmojnë pikërisht këtë. Madje, moderatori do t’u kthehet emisioneve me lojëra që e përcaktuan si figurë televizive. Mësohet se në Klan, ai do të prezantojë një game show, formula e të cilit nuk është zbuluar ende.

Në Vizion Plus, ai solli në ekran disa game show ku më të njohurat janë Përrallë me Mbret, Përrallë me Pirat dhe Mos u Nxeh. Ky emision pritet të nisë sezonin e ri televiziv, pra në shtator.