Aktrimi dhe politika, çfarë mund t’i bëjë bashkë të dyja? Aktorët tanë të humorit duket se janë mjaft të angazhuar që tju shërbejnë politikanëve tanë.
Por kush janë aktorët që e kanë shprehur hapur që janë pjesë e angazhimeve politike. Ja disa nga emrat më të njohur.
E nisim me Erion Isai i cili u angazhua me Partinë Socialiste edhe gjatë fushatës së fundit elektorale duke u shfaqur së bashku me Elisa Spiropalin gjatë takimeve në zonën e Ersekës, shkruan Albeu. Duket se ai nga këto angazhime ka fituar një post. Atë të drejtorit të ri të teatrit.
Vazhdojmë më tëj me mikun e tij Bes Kallakun. Besi ka kohë që merret me angazhimet e Lsi-së.
Listës i bashkohet Gaz Paja. Aktori duket se është duke e mbështetur hap pas hapi kryebashkiakun Erion Veliaj.
Nuk ngelet mbrapa as Ermal Mamaqi, i cili është antar i PD.
Dhe së fundmi është Julian Deda. Aktori i njohur Julian Deda, njëkohësisht koordinator i PD-së.