Siç dhe e kemi thënë më parë, kjo është vera më e ndezur në Tiranë përsa i përket koncerteve që po mbahen nga këngëtarë me famë botërore në sheshin “Skënderbej”.
Ka qenë një ide shumë e mirë nga Bashkia Tiranë, për t’i bërë ftesë kryesisht këngëtarëve me origjinë shqiptare që kanë ngritur karrierat e tyre të suksesshme jashtë kufijve.
Koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës qëlluan në shenjë ndaj dhe organizatorët preferojnë të mos ndalen. Eleni Foureira, këngëtarja shqiptare e cila përfaqësoi Qipron në “Eurosong” dhe arriti të kualifikohej në “Top 3”, do të mbajë një koncert gjigand në Tiranë në datën 25 korrik.
Vetë këngëtarja e ka lançuar turin e saj muzikor në Instagram. Kryesisht vendet që ajo ka zgjedhur janë Qipro, Spanjë, Greqi, Angli, dhe Hollandë. Ndër to sigurisht që një ndalesë ka vendosur ta bëjë edhe në shtëpinë e saj të parë, në Shqipëri.
Gati për një tjetër koncert të mirë!