“PRANË FANSAVE”/ Njihuni me VIP-at JO MËNDJEMËDHENJ që komunikojnë me të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
“PRANË FANSAVE”/ Njihuni me VIP-at JO MËNDJEMËDHENJ që komunikojnë me të gjithë (FOTO)

“PRANË FANSAVE”/ Njihuni me VIP-at JO MËNDJEMËDHENJ që komunikojnë me të gjithë (FOTO)

Së fundmi është vënë re që të famshmit janë bërë më interaktiv më fansat dhe krijojnë komunikim me ta.

Të gjithë e dimë që vipat pa fansat nuk mund të kenë sukses. Janë ata që i “ngrejnë” apo i ulin. Sot duket sikur fama matet me numrin e fansave.

Duke qenë se ata japin like, i mbështesin, i ndjekin nëpër evente të ndryshme, krijojnë faqe për ta, gjithashtu janë dhe burim të ardhurash, deri diku e meritojnë dhe tju kthesh përgjigje apo të sqarosh gjërat e paqarta.

Ndër të famshmit që komunikojnë me fansat e tyre janë Luana Vjollca, Aulona Musta, Oriola Marashi. Mania e komunikimit në rrjete sociale nuk ka kapur vetëm VIP-at, ndër ta bëjnë pjesë dhe politikanë si Edi Rama dhe Sali Berisha.

Luana Vjollca

Po të hedhim një sy në profilin e Luanës ajo shpesh ju përgjigjet komenteve pozitive apo negative nga fansat e saj. Kuptohet jo të gjitha pasi numri i tyre është i madh, por në të shumtën e rasteve po.

Aulona Musta

Gazetarja dhe moderatorja e njohur pavarësisht se është thumbuese me vipat, marrdhënien me ndjekësit e saj e ka shumë të mirë. Aulona përveçse komenton me ta, shpesh futet dhe në video live ku ju kthen përgjigje pyetjeve që ata mund të kenë.

Oriola Marashi, Eva Murati, Klaudia Pepa janë gjithashtu aktive me fansat e tyre.

Oriola është ironike në maksimum, Klaudia reagon kur e kritikojnë për fotografitë e saj ose kur e ngacmojnë për Ali nakon, ndërsa fansat e Evës tregojnë se ajo kthen përgjigje duke ju dhën “like” në Instagram mesazheve që ata i çojnë. Gjithashtu ajo poston të gjitha memet që fansat bëjnë për të.

Oriola Marashi

Eva Murati

Klaudia Pepa

Sali Berisha

Komunikimi i Sali Berishës me fansat është deri diku një marrëdhënie “pune” që ai ka vendosur ta sjelli nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. “Qytetari dixhital” siç i quan Sali Berisha i dërgon denoncime dhe ai i poston.

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është bërë gjithnjë e më shumë aktiv në rrjetet sociale dhe prej disa kohësh i përgjigjet  pothuajse çdo komenti në profilin e tij zyrtar.

Përgatiti AlpeNews.al