Gazetarja i bën pyetjen “pikante” Erjon Braçe e kap nga faqja, ajo i kthehet: Të dukem e vogël? (VIDEO) – AlpeGossip
Gazetarja i bën pyetjen “pikante” Erjon Braçe e kap nga faqja, ajo i kthehet: Të dukem e vogël? (VIDEO)

Gazetarja i bën pyetjen “pikante” Erjon Braçe e kap nga faqja, ajo i kthehet: Të dukem e vogël? (VIDEO)

Një pyetje mjaft pikante dhe interesante u ka drejtuar gazetarja Sonila Musai deputetëve të Parlamentit shqiptar, duke vënë në provë njohuritë e tyre në futboll. Ajo i pyet në lidhje me rezultatin e ndeshjes Itali-Holandë, por kujtojmë se asnjëra prej dy skuadrave nuk kanë arritur të kualifikohen për në Botërorin Rusi 2018.

Të paktë janë deputetët që ngatërrohen, pasi pjesa më e madhe e tyre duket se i ndjekin në mënyrë të rregullt ndeshjet dhe nuk gabojnë në përgjigje.

Por siç duket, më pikantja nga të gjitha ishte përgjigja e deputeti Erjon Braçe, i cili nuk nguron të kapë prej faqeje gazetaren dhe t’i thotë “të fala Sandrit”, por harron që ajo nuk flet në emër të televizionit Klan, por Chanel One.

Komunikimi mes Braçes dhe gazetares:

Gazetarja: Uaaa më ke kap për faqe

Braçe: Ta kap faqen se…

Gazetarja: Se të dukem e vogël?

Braçe: Më dukesh më e rëndësishme se pyetja që bën. Thuaji Sandrit…

Gazetarja: Jo s’jam e Sandrit

Braçe: Thuaj atij tjetrit që Italia dhe Hollanda s’janë fare në kampionat