Ditën e djeshme në media u komentua gjatë deklarata e reperit të njohur Trim Jetullahut, i cili në një intervistë për ‘Mirage’ zbuloi diçka më shumë për shoqërinë e tij të veçantë me Valbona Selimllarin. Ai u shpreh se e do shumë atë dhe sa herë që takohen ajo e bën të ndihet më mirë.
“Valbona është shpirt shumë i pastër edhe një njëri shumë pozitiv, sado që ndihem keq kur takohem me Valbonën të jep këshilla, të jep pozitivistet energji. E kam shumë mikesh, e dua shumë, shumë, shumë”, tregoi Trimi.
Mirëpo së fundmi ata janë kapur duke pirë kafe në një lokal. Në disa foto të siguruara nga ‘Story.al’ Valbona dhe Trimi shihen duke u zënë me njëri-tjetrin. Ata kanë debatuar për faturat e kafes dhe meqë nuk kanë rënë dakord, secili ka paguar të vetat.