Pitt dhe DiCaprio sapo nxorrën një foto nga filmi i ri dhe të gjithë po çmenden pas tyre – AlpeGossip
Pitt dhe DiCaprio sapo nxorrën një foto nga filmi i ri dhe të gjithë po çmenden pas tyre

Pitt dhe DiCaprio sapo nxorrën një foto nga filmi i ri dhe të gjithë po çmenden pas tyre

Të gjithë mezi po presim dhe ja ku e kemi!

Leonardo DiCaprio ka zbuluar pamjen që do të ketë në filmin e ri Quentin Tarantino, pjesë e së cilit do jetë dhe Brad Pitt.

Fituesi i cmimit Oscar ka publikuar fotografinë në llogarinë e tij në Instagram. Ata janë konsideruar shpesh herë si meshkujt më seksi në botë dhe tani të gjithë do kenë mundësinë t’i shohin në një film.

Filmi flet për një histori vrasjesh të famëkeqit Charles Manson, që ka ndodhur në Los Angeles në vitin 1969, ku DiCaprio do të luajë rolin e Rick Dalton dhe Brad Pitt si, Cliff Booth.

Tarantino tha se ka punuar me këtë skenar për pesë vjet, dhe se ka qenë vetëm 17 vjeç, në kohën e vrasjeve famëkeqe në LA.

Brad Pitt ka mbërritur në Los Anxheles për të punuar me filmin dhe për tu takuar me fëmijët e tij, të cilët jetojnë me Angelina Jolie.