Mozzik i lumtur që do të bëhet baba, publikon VIDEO të Loredanës me barkun e rrumbullakosur – AlpeGossip
Mozzik i lumtur që do të bëhet baba, publikon VIDEO të Loredanës me barkun e rrumbullakosur

Mozzik i lumtur që do të bëhet baba, publikon VIDEO të Loredanës me barkun e rrumbullakosur

Reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana janë një nga çiftet më simpatike në showbiz-in shqiptar. Dyshja janë të pandarë dhe vazhdimisht tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Siç u bë e ditur disa javë më parë bukuroshja bjonde është shtatzënë. Ata nuk kanë pranuar asgjë publikisht, por Loredana ka publikuar disa foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe kjo gjë ka ngritur dyshimet tek mediat.

Por pavarësisht shtatzënisë çifti i njohur ka udhëtuar së fundmi në Zvicër dhe kanë marrë pjesë në festivalin njohur të muzikës ‘Openair Frauenfeld 2018’. Ka qenë Mozzik ai i cili ka publikuar disa video të dashurës e cila duket shumë e entuziazmuar.

Në video shfaqet qartë edhe barku i rrumbullakosur i këngëtares. Siç duket Mozzik është shumë i lumtur që do bëhet baba dhe këtë gjë e tregon shumë qartë në këto pamje.