Gigi Hadid tërësisht natyrale, Zayn “e detyron” të mos mbulojë shenjat në fytyrë – AlpeGossip
Gigi Hadid tërësisht natyrale, Zayn “e detyron” të mos mbulojë shenjat në fytyrë

Gigi Hadid tërësisht natyrale, Zayn “e detyron” të mos mbulojë shenjat në fytyrë

Në mars të këtij viti Zayn Malik dhe Gigi Hadid pranuan se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë ata nuk mund të qëndronin për shumë gjatë të distancuar nga njëri-tjetri, për këtë arsye u rikthyen sërish. Tashmë ata duket se janë më të dashuruar se kurrë më parë dhe lidhja e tyre është e konsoliduar. Nëpërmjet postimeve në rrjeteve sociale ata kanë treguar se janë shumë të lumtur dhe madje mundohen të plotësojnë dëshirat e njëri-tjetrit. Për këtë arsye, Gigi ka vendosur të shfaqet tërësisht natyrale në ‘Instagram’, duke qenë se Zayn pëlqen shenjat e krijuara nga dielli në fytyrën e saj. “I dashuri im thotë se ai i pëlqen shenjat e mia nga dielli, kështu që…”, – ka shkruar Gigi. Megjithatë duket se ajo ndodhet mes “dy zjarreve”, sepse nëna e saj nuk e lejon të dalë pa asnjë krem në fytyrë në diell. “Mami të premtoj që kam vendosur ‘sunblock’”, – ka shkruar modelja.