Nga prezantuesja e “Kupid” tek ambasadorja e fëmijëve në nevojë, ju kujtohet si dukej Albana Osmani në fillesat e saj? – AlpeGossip
Nga prezantuesja e “Kupid” tek ambasadorja e fëmijëve në nevojë, ju kujtohet si dukej Albana Osmani në fillesat e saj?

Nga prezantuesja e “Kupid” tek ambasadorja e fëmijëve në nevojë, ju kujtohet si dukej Albana Osmani në fillesat e saj?

Gjithçka filloi me një ngatërresë kur ajo shkoi për të dhënë intervistën në ‘Top Channel’ vite më parë. Konkurronte për grafik designer, por përfundoi duke punuar në montazh.

Të gjithë e mbajmë mend emisionin ‘Kupid’, ku Albana dilte në rrugë dhe bashkonte zemra njerëzish, emision që në atë kohë ishte shumë i pëlqyer nga publiku.

Vitet kaluan dhe Albanës ju besua prezantimi i shumë emisioneve apo programeve të tjerë televizive, si ‘Select’, ‘Albanian got Talent’ etj.

Ajo vazhdon të jetë ende pjesë e televizionit por vëmendja e saj tashmë është zhvendosur diku tjetër, tek misioni për të ndihmuar fëmijët, nëpërmjet fushatës ‘Ti je një luledielli’.

Tashmë Albana mban titullin ‘Ambasadore e Fëmijëve për Paqen ONLUS’ në Shqipëri duke kaluar nga prezantuesja e ‘Kupid’ tek ambasadorja e fëmijëve në nevojë.

Me kalimin e kohës prezantuesja vjen edhe më e maturuar në objektivat e saj, por ruan të njëjtat tipare dhe të njëjtën buzëqeshje si shumë vite më pare.