Pas operacionit/ Xhesika Polo publikon fotografi me bikini – AlpeGossip
Pas operacionit/  Xhesika Polo publikon fotografi me bikini

Pas operacionit/ Xhesika Polo publikon fotografi me bikini

Këngëtarja Xhesika Polo së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrje për heqjen e dhjamit në pjesë të ndryshme të trupit. Në një intervistë të pak kohëve më parë për ‘revistawho.com’, këngëtarja ka treguar se ndihet shumë më mirë me veten e saj. Ditën e sotme, Xhesika ka publikuar fotografi me bikini, duke treguar me krenari trupin e saj. Larg filtrave të ‘Instagram’-it dhe ‘photoshop’-it, me një fotografi shumë origjinale, Xhesika ka thënë se dëshiron të shfaqet tek publiku ashtu siç është në të vërtetë.

“Askush nuk është perfekt! Duke u munduar të dukemi sa më ideal për sytë e publikut harrojmë të jemi të vërtetë….Kjo është një foto e vërtetë. Nuk paska gjë më të bukur se të jesh rehat në lëkurën tënde”, – ka shkruar këngëtarja. Më tej ajo ka treguar se për këtë foto është frymëzuar nga këngëtarja tjetër, Ronela Hajati e cila së fundmi në rrjete sociale ka publikuar fotografi të ngjashme si kjo e Xhesikës.