“AKOMA NUK E KAM MBLEDHUR VETEN”/ Sheila rrëfehet për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother” – AlpeGossip
“AKOMA NUK E KAM MBLEDHUR VETEN”/ Sheila rrëfehet për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother”

“AKOMA NUK E KAM MBLEDHUR VETEN”/ Sheila rrëfehet për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother”

Artistja Sheila Haxhiraj është banorja e dytë që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, pas poetit Elhaid Cufit.

Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” Sheila është rrëfyer për herë të parë pas eliminimit duke u shprehur se ende ‘nuk ka mbledhur’ veten pas daljes nga shtëpia, pasi edhe regjimi i ka ndryshuar.

“Brenda kisha harruar çdo gjë, isha fokusuar te loja, por pashë që më kishte marr malli pafund për famijlen dhe shoqërinë. Natën e parë nuk më zuri gjumi, akoma nuk kam mbledhur veten, nuk po mësohem se regjimi më ka ndryshuar shumë. Do çdo gjë kohën e vet!”, tha ajo.

Më tej, ajo flet nga momenti që ka hyrë në BBV dhe deri në eliminimin e saj:

“Java e parë ka qenë shumë e vështirë për mua, sepse ishte super sfidë për mua ardhja në BBV. Java e dytë ka qenë më lëvizëse, kam qenë pjesë e grupimeve dhe të njihja secilin prej tyre. Java e tretë ka qenë më ekspresivë, momenti i daljes time ka qenë momenti ku unë duhet të pozicionohesha diku”, tha Sheila.