ASKUSH NUK E DINTE/ Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella qenkan kushërira – AlpeGossip
ASKUSH NUK E DINTE/ Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella qenkan kushërira

ASKUSH NUK E DINTE/ Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella qenkan kushërira

Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë padyshim dy prej femrave më të njohura e më të komentuara të showbizit shqiptar, të cilat kanë mbledhur një numër të madh fansash në Instagram dhe postimet e tyre çmendin çdoherë publikun.

Mirëpo, me siguri askush nuk e dinte që mes vajzave ekziston një lidhje gjaku. Këtë e ka bërë të ditur vetë Oriola në një postim në Instastory, ku ka shpërndarë atë që Kejvina kishte shkruar në një foto të Oriolës.

“Në fakt tek kjo foto nuk është Oriola, jam unë. Nqs do të isha brune në një univers paralel.”- ka shkruar Kejvina, ndërsa Oriola ja ka kthyer “Faleminderit kusho”, duke lënë të kuptohet që janë kushërira.