ROBERT BERISHA EMOCIONON NGA SKENA E “DANCE WITH ME”/ Bën dedikimin romantik për Norën – AlpeGossip
ROBERT BERISHA EMOCIONON NGA SKENA E “DANCE WITH ME”/ Bën dedikimin romantik për Norën

ROBERT BERISHA EMOCIONON NGA SKENA E “DANCE WITH ME”/ Bën dedikimin romantik për Norën

Robert Berisha qëndron shumicën e kohës në Tiranë, pasi është pjesë e sfidës së kërcimit në televizionin “Klan” çdo ditë të hënë në “Dance With Me”. E për këtë arsye, po qëndron larg bashkëshortes Nora Istrefi dhe vajzës Reene, të cilat ndodhen në Prishtinë.

Pas performancës së tij këtë të hënë, Roberti zbuloi se Nora po i ndjek nga shtëpia dhe nuk nguroi t’i dedikonte disa fjalë.

“Zemër, të dua shumë! Më ka marrë malli shumë për ty dhe gocën” – tha këngëtari.

Ndër të tjera, ai tregoi se tanimë Nora e ka lejen për ta ndjekur kur kërcen sepse po ia merr dorën çdo javë kësaj sfide. Vite më parë, edhe Nora Istrefi mori pjesë në spektakël por u detyrua ta braktiste pasi ishte në pritje të ëmbël.