Adoleshenti mbijeton për 49 ditë me ujë deti dhe peshq - AlpeGossip
Adoleshenti mbijeton për 49 ditë me ujë deti dhe peshq

Adoleshenti mbijeton për 49 ditë me ujë deti dhe peshq

Një adoleshent indonezian i cili kujdesej për një kasolle peshkimi mbijetoi për 49 ditë duke pirë vetëm ujë deti dhe duke gatuar peshk me dru të marrë nga anija e tij.

Aldi Novel Adilang ishte në një kasolle 125 kilometra larg bregdetit indonezian në mes të Korrikut kur erërat e forta thyen spirancën, duke lënë 19-vjeçarin në mëshirë të fatit.

19-vjeçari, nga ishulli indonezian i Sulawesi, ka punuar në një trap lundrues peshku pa pedale ose motor. Puna e tij ishte të ndizte llambat, të cilat janë të projektuara për të tërhequr peshqit.

Vegla lundruese, e cila ishte projektuar si një kasolle gjendej në mes të detit por ishte e ankoruar në shtratin e deti nëpërmjet litarëve. Çdo javë, i riu do të furnizohej me ushqim të freskët, ujë dhe lëndë djegëse nga dikush që shkonte për të mbledhur peshkun. Më 14 Korrik, kasollja e tij u godit nga erëra të forta të cilat shkaktuan shkëputjen e spirancave.

Ai kishte vetëm një sasi të kufizuar të ushqimeve të mbetura, kështu që ai zinte peshq dhe i gatuante duke djegur pjesët e drurit që i shkëpuste nga kasollja.

 “Ai tha se kishte frikë dhe shpesh qante ndërsa gjendej në mëshirë të fatit”, tha Fajar Firdaus, një diplomat indonezian në Osaka, Japoni për The Jakarta Post.

 “Sa herë që ai shihte një anije të madhe, kishte shpresë por më shumë se 10 anije kishin lundruar pranë tij dhe asnjëra prej tyre nuk e kishte parë dhe nuk ishte ndaluar”.

Më 31 gusht, Adilang dërgoi një sinjal radioje emergjente kur pa një anije afër. Ai u gjet nga anija panameze jashtë ujrave të Guamit.

Kapiteni i anijes kontaktoi rojet bregdetare të Guamit, të cilët udhëzuan ekuipazhin për ta çuar atë në Japoni, ku anija kishte destinacionin.

Adilang mbërriti në Japoni më 6 shtator dhe u kthye në Indonezi dy ditë më vonë, ku është bashkuar me familjen e tij.