“ÇFARË FAME KA BENIADA?” Arditi i kthehet Antonelës: U bë e famshme duke kërkuar burrë – AlpeGossip
“ÇFARË FAME KA BENIADA?” Arditi i kthehet Antonelës: U bë e famshme duke kërkuar burrë

“ÇFARË FAME KA BENIADA?” Arditi i kthehet Antonelës: U bë e famshme duke kërkuar burrë

Këngëtari i njohur, Ardit Çuni, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”, ka komentuar mbrëmë hyrjen e Antonelës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Sipas këngëtarit, ndërkohë që shtëpia është e mbushur me artistë, Antonela është bërë e famshme sepse ka kërkuar burrë në ekran. Gjithashtu Arditi i doli në mbrojtje Beniadës, pasi pak ditë më parë Antonela e ironizoi duke i thënë se nuk është ndonjë personazh i famshëm.

“Antonela ka gabuar në një gjë në thelb. Ajo nuk ka shkuar në Big Brother VIP për të rritur ndjekësat, është një arsye por nuk është kjo arsyeja kryesore. Aty kemi të bëjmë me artista, me njerëz që kanë një profesion dhe kanë kontribuar për publikun dhe artin shqiptar. Një gjë më ka dhembur deri diku, kam parë një përplasje mes Antonelës dhe Beniadës, ku Antonela ka komentuar Beniadën “Pse je ti këtu? Ca fame ke apo pse del në rrugë për 100 mijë euro”. Mua kjo më duket absolutisht e gabuar dhe nuk e kuptoj sensin sepse është Antonela që sot gjendet në një program televiziv sepse ka dalë të kërkojë burrë, një të dashur për t’u lidhur në një emision si Përputhen”, u shpreh ai.