Elvana Gjata ka folur më në fund për hitin e saj më të ri të verës!
Dje ajo dhe Capital T publikuan këngën “Fustani”, që prit me mjaft bujë nga fansat e dy këngëtarëve.
Elvana Gjata spikati me look-un e saj ekstravagant që ishte mundësuar nga stilisti i saj Valdrin Sahiti.
Ajo u shfaq me 5 paraqitje të ndryshme dhe duket se këtë ka dashur më së shumti të tregojë në klip këngëtarja.
Elvana shkruan sot në një postim se muza e saj, frymëzimi për klipin e ri ka ardhur pikërisht nga Valdrini.
“E shkrova këtë këngë frymëzuar nga arti i Valdrin Sahitit”, shkruan këngëtarja teksa zbulon njërin nga fustanet që e bën të duket si kupa e çmimeve Oscar!






![I thonë për të marrë pjesë në ‘Fast e Furios 9’, ish banorja e Big Brother i habit të gjithë me reagimin e saj…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/04/dc00d52ae1c5443f8dbc2ccdf3148705_L-400x280.jpg)








