“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/ Ilda Bejleri sqaron njëherë e mirë lidhjen me deputetin – AlpeGossip
“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/  Ilda Bejleri sqaron njëherë e mirë lidhjen me deputetin

“ËSHTË E KOMPLIKUAR”/ Ilda Bejleri sqaron njëherë e mirë lidhjen me deputetin

lda Bejleri ka sqaruar lidhjen e saj me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. E pyetur në një intervistë, moderatorja u shpreh se është një situatë shumë e komplikuar.

Moderatorja Ilda bejleri prej disa kohësh përflitet se është në një lidhje intime me deputetin e PD-së, Klevis Balliu. Dyshimet u shtuan kur çifti u shfaq duke ecur krah për krah njëri-tjetrit, pas një darke në një nga restorantet e kryeqytetit.

Por asgjë nuk është pranuar publikisht nga dyshja. Pasditen e djeshme e ftuar në “Pushime on top”, moderatorja ka sqaruar njëherë e mirë dyshimet mbi këtë çështje.

“E komplikuar do thoja. Jam shumë mirë me veten. Kaq më mjafton. E komplikuar, sepse, sigurisht, kur një person është i arrirë, në sensin që e di çfarë kërkon, është e vështirë ta gjesh ashtu siç e kërkon dhe ashtu siç ti e dëshiron,”- është shprehur Ilda. Mos vallë lidhja mes saj dhe Balliut ka marrë fund?!