FLOKË TË DREJTA, MAKE UP I LEHTË/ Jonida Vokshi është nusja më “minimaliste” që kemi parë (DETAJET) – AlpeGossip
FLOKË TË DREJTA, MAKE UP I LEHTË/ Jonida Vokshi është nusja më “minimaliste” që kemi parë (DETAJET)

FLOKË TË DREJTA, MAKE UP I LEHTË/ Jonida Vokshi është nusja më “minimaliste” që kemi parë (DETAJET)

Ndryshe nga VIP-et shqiptare që kemi parë nuse, mund të dallohet shumë mirë se Jonida ishte më e thjeshta.

Moderatorja bukuroshe kishte vendosur ti qëndronte besnike stilit dhe thjeshtësisë së saj.

Në ceremoni ajo u shfaq me një fustan tepër modest. Fustani ishte i gjatë dhe i ngushtë dhe sigurisht ngjyrë e bardhë. Ajo kishte zgjedhur ti mbante flokët thjesht të drejta pa aksesor dhe tualetin kishte zgjedhur ta kishte minimalist.

Pas ceremonisë, Jonida ndrroi fustan duke veshur kështu një të fryrë por përsëri nuk ishte i ekzagjeruar. Fustani nuk kishte asnjë aksesor dhe ajo vazhdoi ti qëndrojë besnike modestisë deri në fund.

Gjatë festës, Jonida i kishte kapur flokët një bisht të thjeshtë duke na lënë kështu të kuptojmë se i pëlqen rehatia dhe thjeshtësia.

Vlen të thuhet se Jonida ngjante shumë bukur dhe ishte si një princeshë në stilin e saj! /AlpeGossip.al