Gazetarja e njohur tregon tmerrin që përjetoi nga kërcënimi i ish-partnerit të dados: Me erdhi pas me thikë, shpëtova… – AlpeGossip
Gazetarja e njohur tregon tmerrin që përjetoi nga kërcënimi i ish-partnerit të dados: Me erdhi pas me thikë, shpëtova…

Gazetarja e njohur tregon tmerrin që përjetoi nga kërcënimi i ish-partnerit të dados: Me erdhi pas me thikë, shpëtova…

“Ky është makthi, ende i papërfunduar, që unë e vajza ime po përjetojmë”, kështu shkruan në rrjetin social “Facebook” gazetarja e Tg2 Christiana Ruggeri.

Ajo gjithashtu falënderon edhe policinë italiane për të gjithë punën që ka bërë për rastin e saj të frikshëm.

“Tani pyes veten: Kush do na mbrojë mua e vajzën time nga ky individ dhunues e i rrezikshëm? Ka dashur që të na vrasë: Nuk mjafton? Duhet të vihet drejtësi”, shkruan ajo në “Facebook”, duke i bashkëngjitur edhe një artikull ku tregohet i gjithë historia që i ka ndodhur gazetares së Tg2.

Sipas artikullit të “Corriere della Sera”, Ruggeri është kërcënuar të premten në mëngjes me një thikë, nga ish-partneri i dados së vajzës së saj. Ai ishte i bindur se gazetarja e kishte fajin nëse e dashura e tij, viktimë e abuzimit, e la atë.

Burri, një afgan 30-vjeçar, me dokumente të rregullta në Itali, pas agresionit është zhdukur.

“Jam gjallë falë vajzës time 7-vjeçare që filloi të bërtiste kur pa atë burrë teksa më afrohej mua me një thikë”, shpjegon gazetarja, ende e tronditur, që ka bërë denoncimin në para oficerëve të policisë të Komisariatit Fidene-Serpentara në Romë.

Ai mëngjes duhej të ishte i qetë si gjithë ditët e tjerë, por ajo tregon se tani gjithçka është kthyer në makth. “Ish-partneri i dados së vajzës sime erdhi poshtë shtëpisë për të na vrarë të dyjave. Ai më akuzon se kam bindur dadon që rriti vajzën time për ta lënë atë, sepse e keqtrajtoja”, rrëfen Christiana.

Gazetarja gjithashtu shton se më parë i kishte shpjeguar partnerit të dados se nuk ishte përgjegjëse për ndarjen e tyre.

Ruggeri tregon më pas momentet e terrorit që ka kaluar. “Po shoqëroja vajzën time në shkollë, e vendosa në ulësen e saj pas në makinë, isha pranë asaj për të lidhur rripin e sigurimit, kur papritmas ajo filloi të bërtiste duke parë pas meje, “Do të vrasë mami do të vrasë!”. Bëra në kohë të kthehesha – thuhet në artikullin e “Corriere della Sera” – dhe pashë ishin e dados që vërtiste thikën dhe vinte drejt meje. Kishte dalë nga pas një peme. Thika ishte të paktën 30 centimetra”.

Megjithatë, gazetarja arriti të ruante qetësinë. “Shkova në anën tjetër të makinës, arrita të futesha brenda dhe të shtypja butonin e mbylljes kryesore, por ai nuk u ndal. Madje ai u përpoq të thyente dritaret”. “Ndeza makinën dhe unë nisa, ai më ndoqi pas në këmbë, për 200 metra, me thikë në dorë”. Tani ai është “ende i lirë dhe ne jemi me të vërtetë të frikësuara”, përfundon ajo.

PANORAMA PLUS