I ADHURUESHËM! Një fustan si të Meghan Markle duhet ta keni patjetër këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
I ADHURUESHËM! Një fustan si të Meghan Markle duhet ta keni patjetër këtë vjeshtë (FOTO)

I ADHURUESHËM! Një fustan si të Meghan Markle duhet ta keni patjetër këtë vjeshtë (FOTO)

Janë bërë zyrtarisht 6 muaj që nga momenti që Meghan Markle u bë pjesë e familjes mbretërore. Ajo do të bëhen nënë për herë të parë pranverën e vitit 2019.

Gjithë këto lajme të bukura në një kohë shumë të shkurtër për familjen mbretërore. Mirëpo, përveç gjërave pozitive ka edhe nga ato “negative”, si për shembull rastet e përsëritura që Meghan dhe Harry kanë thyer rregullat e pallatit mbretëror.

Me veshjet e saj Meghan është komentuar jo rrallëherë që i ka thyer këto rregulla.

Mirëpo, sot ajo ka shkëlqyer me fustanin e saj ngjyrë blu të markës Veronica Beard teksa vizitonte me Harryn kolegjin Tupou.

Fustani i gjatë deri poshtë gjurit me kopsa dhe me një rrip në mes është gjithçka çfarë ju duhet këtë vjeshtë.

Edhe pse është një ngjyrë e shëndritshme, me siguri do t’ju shkojë edhe nëse jeni një vajzë zeshkane si Meghan, por edhe nëse jeni bardhoshe do t’ju bëjë të dukeni bukur.

Zgjedhja e Meghan kushton plot 595 dollarë, por ju mund të realizoni vetë një model të tillë me më pak para.