“I LOVE TROPOJA”/ Si ndodhi “përplasja” e Bes Kallakut me Ermal Mamaqin mbremjen e Premierës – AlpeGossip
“I LOVE TROPOJA”/ Si ndodhi “përplasja” e Bes Kallakut me Ermal Mamaqin mbremjen e Premierës

“I LOVE TROPOJA”/ Si ndodhi “përplasja” e Bes Kallakut me Ermal Mamaqin mbremjen e Premierës

Gjatë ditës së djeshme, po mbahej në “Pallatin e Kongreseve” premiera e filmit “I Love Tropoja” e Ermal Mamaqit, me aq një numër rreth 500 mijë të ftuar. Një event shume i madh ose ndoshta dhe më i madhi kinematografik në Shqipëri.

Përveç fotove dhe videove që pamë në faqet e VIP-ave në Instagram, na zuri syri dhe diçka tjetër që na bëri të dyshojmë. Pikërisht në momentet kur Ermali po triumfonte me filmin e tij, Besi publikon një bisedë me nga fansat e tij, ku këta të fundit po e përgëzonin për filmin e tij dhe se ishin kenaqur nga të qeshurat.

Të jetë vallë rastësi?!

Që prej fjalëve të Besit në “Shiko kush luan” duket sikur marrëdhënia mes dy aktorëve ka përplasje të vazhdueshme dhe konkurencë, pasi me këtë që bëri Kallaku tregon se dhe ai arriti të korrte sukses me filmin e tij. Pavarësisht se publikisht dy aktorët thanë se e zgjidhën, s’duket aspak e tillë…