I QARKULLOI FOTO E GJOKSIT NË TWITTER/ Flet për herë të parë këngëtarja e njohur - AlpeGossip
I QARKULLOI FOTO E GJOKSIT NË TWITTER/ Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

I QARKULLOI FOTO E GJOKSIT NË TWITTER/ Flet për herë të parë këngëtarja e njohur

“Lërini fëmijët të jenë fëmijë” është një ndër parimet e Billie Eilish, e cila përpiqet vazhdimisht të theksojë që të mos e seksualizojnë figurën e saj – është vetëm 17 vjeç. Megjithatë zor se i ka shpëtuar një fakti të tillë. Në një intervistë për ELLE, këngëtarja ceku pak ngjarjen që revoltoi Twitter-in në fund të qershorit të këtij viti.

“Gjoksi im po shpërndahej në Twitter! Ishte në trending! Seriozisht?” u shpreh ajo.

Në foton në fjalë, Billie ishte duke shëtitur rrugëve teksa një fans i kërkoi të bënin një foto. Megjithatë, duket se fotografitë ranë në duart e një personi, i cili i publikoi në Twitter me mbishkrimin “Billie Eilish është e kolme”. Mjaftoi një fjali e tillë që Twitter-i të revoltohej me të drejtë kundër tij për tri arsye kryesore:
– nuk është mirë që të klasifikohen gratë në të kolme ose jo;
– Billie është minorene;
– vishet me rroba të gjera pikërisht që të mos diskutohen të tilla çështje për të.

Në intervistën për ELLE, këngëtarja shton se “pasi të mbushë 18 vjeçe, mund të ndryshojë look”. “Dua të tregoj trupin tim. Po sikur të bëj një video ku shfaqem tërheqëse?” u shpreh ajo. “E di që njerezit do të thonë ‘e humba respektin për Billie-n’. Nuk kam ç’bëj”.

Sot për sot, Billie vishet me rroba të gjera dhe jo më kot. “S’dua që bota të dijë gjithçka për mua. Prandaj vesh rroba të mëdha e të gjera. Njerëzit s’mund të flasin sepse s’e dinë si dukem nën rroba, më kuptoni?” tha në një video të shkurtër për Calvin Klein, një markë me të cilën Billie realizoi edhe një fushtatë. “Nuk mund të thonë ‘oh, është e dobët, por me hire,” nuk mund të thonë ‘është e dobët dhe pa hire.’ Nuk mund të gjykojnë në kam të pasme të mëdha a të vogla. Nuk mund të thonë asgjë sepse s’dinë gjë.”

Me mijëra njerëz në Twitter u prekën nga deklarata e Billie-t sepse është një realitet i përjetuar, sidomos nëse je vajzë a grua. Nëse tregon trupin, sado pak, pa pikë dyshimi dikush do e komentojë, qoftë për mirë a për keq. Dhe kur vjen puna te Billie që është ende adoleshente, këto komente e dëmtojnë dhe ndikojnë më shumë.