Jemi fis e xhins dhe gëzohemi që u njohëm. Gjithë showbizi qenka farefis (FOTO) – AlpeGossip
Jemi fis e xhins dhe gëzohemi që u njohëm. Gjithë showbizi qenka farefis (FOTO)

Jemi fis e xhins dhe gëzohemi që u njohëm. Gjithë showbizi qenka farefis (FOTO)

Kushërinj, motra, vëllezër, kunata, krushka ka parë plot ky showbiz e do shikojë akoma.
Jemi një vend i vogël, në të cilin po t`i hyjmë kërkimeve dalim të gjithë fis e xhins. Siç kanë dalë edhe ca personazhe të njohur. Ata e kanë ditur prej kohësh që kanë lidhje fisnore, se janë të afërt, vetëm se në kohët e fundit i kemi zbuluar. Se rrallë ose asnjëherë s`e kanë postuar një foto bashkë. Ose s`kemi parë ne gjë. Ca mbase edhe i keni humbur nëpër intervista, ose ca edhe s`janë thënë ndonjëherë në televizor. Pa shikojini njëherë cilët janë.

Bombaj njëri e Bombaj tjetri, kaq vjet personazhe televizivë dhe vetëm këtë javë e morëm vesh që Leonardi dhe Blerina janë as më pak e as më shumë se fëmijë xhaxhallarësh.

Kushërinj dolën krejt papritur edhe Arjola Shehu me Ardit Gjebrean. Kapëm një koment
të motrës së Arditit, ku shkruante pas “Këngës Magjike” se janë fis i bukur. Se ç`janë fiks s`e morëm vesh.

Po kaq të afërt janë edhe Turjan Hyska me Fatma Haxhialiun. Nuk janë tamam fëmijë xhaxhallarësh, por janë vajzë halle e djalë daje. E dinit ju për shembull?

Dhe meqë jemi këtu te kushërinjtë, jo kaq të afër, por lidhje fisnore kanë edhe Elton Deda me Mitro Çelën, vetëm se pak më të largët. Mamaja e Toni është vajza e tezes së Mitros.

Siç mbase nuk e kishit ditur, edhe pse mbiemri e tregon qartë që Genta Popa Prodani
është nuse në shtëpinë e të ndjerëve Anita Take dhe Agim Prodani. Kështu që Kujtim
Prodani është kunati i saj.

Dhe meqë jemi këtu te kunetërit, aktori Gent Hazizi dhe balerina Anbeta Toromani janë
kunetër. Gruaja e Gentit është motra e Anbetës. Na e zbuloi Ermali javën e kaluar.

Kunetër janë edhe moderatorja Aurora Sulçe me Alban Dudushin. Aurora është nusja e vëllait të Albanit. Dhe rrjedhimisht me Bietën janë kunatat burrat vëllezër.

Dhe pak javë më parë zbuluam edhe lidhjen e afërt e shumë të ngushtë mes Mesila Dodës dhe gazetares, Senada Mesi. Jo vetëm që Mesila është tezja e saj, por qenkan edhe si motra, duke qenë se Senada e ka humbur herët të ëmën. Ja këto janë lidhjet fisnore të zbuluara së fundmi, ndaj gëzohemi që u njohëm.