Këngëtarja shqiptare qenka martuar qe një vit dhe askush nuk e dinte (VIDEO) – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare qenka martuar qe një vit dhe askush nuk e dinte (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare qenka martuar qe një vit dhe askush nuk e dinte (VIDEO)

Këngëtarja e njohur shqiptare ka vetëm lajme të gëzuara për fansat e saj.

Teksa konkuronte në festivalin “Kënga Magjike”, Blerina Braka zbuloi se ishte në pritjen e fëmijës së parë.

Së fundmi ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në klipin e këngës “Le të tundet vendi”.

Në publikimin e saj më të fundit ajo ka treguar se është zyrtarisht e martuar, pasi ndau një foto me unazat e martesës.

Edhe këtë herë mbeti enigmë identiteti i partnerit të saj.

Nga publikimi lihet të kuptohet se këngëtarja ka afro një vit që është martuar.