Këngëtarja e njohur Enca Haxhia është e para artiste shqiptare që arriti 2 milionë ndjekës në rrjetin social të Instagramit. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe përpos kësaj, Enca bën namin me fotot e publikuara që marrin shumë vëmendje.
Pas Encës, një tjetër këngëtare ka arritur shifrën e 2 milionë ndjekësve. Bëhet fjalë për reperen Loredana e cila fillimisht u njoh nga publiku si e dashura e Mozzikut e më pas me përfshirjen në muzikë arriti një sukses të paparë. Enca sërish rradhitet në vendin e parë pasi numëron 2.1 milionë ndjekës aktualisht por Loredana i është afruar shumë dhe diferenca është e vogël.
Loredana është kthyer në një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë, sidomos së fundmi kur një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme kanë përfshirë jetën e saj. Vetëm para pak kohësh reperja promovoi albumin e saj të parë, të titulluar ‘King Lori’ që rezultoi shumë i pëlqyer. Ndërsa tani ajo është përfshirë në rrjedhën e aludimeve për një ndarje të mundshme nga reperi Mozzik. Loredana mund të numërojë 2 milionë ndjekës por Mozzik prej ditësh nuk është më një prej tyre!