”KUR U BËRE KOSOVARE?” Tayna ka vetëm një përgjigje (FOTO) – AlpeGossip
”KUR U BËRE KOSOVARE?” Tayna ka vetëm një përgjigje (FOTO)

”KUR U BËRE KOSOVARE?” Tayna ka vetëm një përgjigje (FOTO)

Termi “kosovare” i përdorur nga Rita Ora dhe Tayna ka ngjallur debat sot në rrjete sociale. Rita postoi një foto të Taynës e Dafinës dhe shkruante: “Pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë”.

“Vajzat kosovare po bëjnë histori”, komentonte Tayna. Pas këtij komenti fansa nga Shqipëria nisën t’i shkruajnë Taynës dhe Ritës se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.

“Shqiptare jeni jo kosovare”, shkruan një ndjekës. “Kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?”, shkruan një tjetër.

“Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…”, është një tjetër replikë në komentin e Taynës teksa debati mes fansave vazhdon.

Pas këtyre komenteve, Tayna ka reaguar duke postuar në Instastory një foto ku tregon se audienca e saj më e madhe është nga Shqipëria e përkatësisht nga Tirana.

Me këtë veprim reperja i mbylli gojën të gjithë kritikuesve e madje edhe atyre që shpreheshin se ajo nuk ka shumë fansa shqiptarë.

Ndërkohë “Bye Bye” vazhdon të jetë “trending” në disa vende europiane ndër to edhe në Zvicër.