LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari behët nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë – AlpeGossip
LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari behët nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

LAJM I ËMBËL/ Olta Gixhari behët nënë për herë të dytë, publikon foton nga spitali me dy djemtë

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP 2, Olta Gixhari është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka publikuar një foto nga spitali ku shfaqet me dy djemtë e saj. Bebushi erdhi në jetë sot (më datë 13/06/2024).

Olta dha lajmin e bukur disa muaj më parë, në finalen e “Dancing With The Stars”. Më pas në fillim të muajit shkurt aktorja organizoi festën e “gender reveal”, në të cilën u zbulua edhe gjinia e fëmijës. Olta konfirmoi se ishte në pritje të një djali, duke u plotësuar kështu dëshira e Amarit. Ajo u shpreh falënderuese ndaj Zotit për gjënë më të shtrenjtë që ka, familjen. Bashkangjitur postimit ajo shkruante:

Ju plotësua dëshira Amarit. Faleminderit Zot për gjënë më të shtrenjtë që më ke dhënë, Familjen.

Aktorja në rrjetet e saj sociale gjithmonë poston momente të veçanta me Amarin apo edhe nga përditshmëria e saj teksa ndodhet në Spanjë.

Vlen të theksohet gjithashtu se në një intervistë për Top Albania Radio-n në emisionin “Big Brother Radio” aktorja zbuloi se ka shtuar më shumë se 16 kilogramë teksa ka qenë në pritje të ëmbël me fëmijën e dytë.