Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.
Lori ka qenë shumë e angazhuar me koncerte të shumta dhe kjo gjë padyshim që ndikon edhe në anën financiare, jo vetëm të saj, por të të gjithë artistëve. E padyshim që këto përfitime ashtu si shumë momente nga përditshmëria e saj, bukuroshja ka zgjedhur t’i ndajë në rrjete sociale. Teksa vetëm pak më parë me anë të një Instastory, artistja ka postuar një video ku tregon një tufë të madhe me para. Jo vetëm kaq, por ajo ka ndarë edhe një tjetër postim ku shfaq sërish para dhe krahas ka shkruar: “Mjaft Lor”.
Së fundmi, këngëtarja e njohur Loredana po përflitet se është në një romancë të re me futbollistin Edon Zhegrova. Gazeta zvicerane “Blick” ishte ajo që ngjalli dyshimet pasi publikoi një foto të dyshes teksa ishin krah njëri-tjetrit. Vetë këngëtarja e ka postuar foton, por gazeta kishte bërë një shkrim referuar një romance të mundshme.
Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-lojtarin e Baselit! Reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në story-n e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet.
E teksa prej pak kohësh nuk po përflitej më për këtë çështje, para disa ditësh artistja festoi ditëlindjen e saj dhe padyshim nuk mungoi një urim publik nga futbollisti, i cili mund ta themi ishte shumë i veçantë.