NDERIME PËR IKONËN/ Ja si përcillet në SHBA Mbretëresha e muzikës “SOUL” (FOTO) – AlpeGossip
NDERIME PËR IKONËN/ Ja si përcillet në SHBA Mbretëresha e muzikës “SOUL” (FOTO)

NDERIME PËR IKONËN/ Ja si përcillet në SHBA Mbretëresha e muzikës “SOUL” (FOTO)

Ylli i Aretha Franklin në Walk of Fame, në Hollywood Bulevard është mbuluar nga mesazhe, letra, lule, në homazh të mbretëreshës së muzikës soul, e cila u nda nga jeta në 16 gusht në moshën 76-vjeçare.

Franklin kishte anuluar dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti dhe nuk kishte dalë në publik që kur mori pjesë në festën e Elton John AIDS Foundation në Nju Jork nëntorin e kaluar.

Performanca e saj finale publike ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017.

Stili i Franklin si një muzikante legjendare nuk mund të nënvlerësohet. Artistja që fitoi 18 Grammy Awards, u fut në Rock and Roll, Hall of Fame në vitin 1987 dhe është gjithashtu një nga artistët më të shitura të muzikës së të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 75 milionë regjistrime.