“Nuk më vjen neveri nga puçrrat” / Fifi merr vendimin drastik pasi e akuzojnë për Photoshop (FOTO) – AlpeGossip
“Nuk më vjen neveri nga puçrrat” / Fifi merr vendimin drastik pasi e akuzojnë për Photoshop (FOTO)

“Nuk më vjen neveri nga puçrrat” / Fifi merr vendimin drastik pasi e akuzojnë për Photoshop (FOTO)

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit, Fifi, së fundmi është akuzuar nga ndjekësit e saj se në fotot që poston në rrjetet sociale ajo po përdor “photoshop”. Një teknikë kjo që e përdorin pjesa më e madhe e personazheve të famshme për të mbuluar defektet e tyre dhe për t’u shfaqur sa më perfektë në sytë e publikut.

Mirëpo Fifi është irrituar nga këto akuza të ndjekëse të saj dhe ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një postimi në Instastory. Ajo është shprehur se i ka bërë dalje “photoshop”-it, dhe pikërisht këto akuza jo te drejta e kanë detyruar të marrë një vendim drastik.

“Nuk më vjen neveri nga puçrrat. ‘Photoshop’-it i kam bërë dalje. Përveç kësaj, çdo foto dhe video që kam hedhur është mbushur me komente të njerëzve pa dinjitet dhe pa kulturë. Që sot e tutje do i mbyll komentet”, shkruan Fifi në postimin e saj në Instastory dhe më pas i ka bllokuar komentet në fotot e saj.