Princi Harry paska një zakon të çuditshëm qe mesa duket acaron Meghan (FOTO) – AlpeGossip
Princi Harry paska një zakon të çuditshëm qe mesa duket acaron Meghan (FOTO)

Princi Harry paska një zakon të çuditshëm qe mesa duket acaron Meghan (FOTO)

Gjigandi mediatik “BBC” ka publikuar dokumentarin më të ri, që zbuloi jo pak sekrete në lidhje me familjen mbretërore në Britaninë e Madhe. Mësuam se ishte Harry ai që i kërkoi të atit, Princit Charles që të shoqëronte në altar Meghan Markle, pas skandalit që krijoi në media babai i saj. Së dyti, Princi William u ankua se babai i tij nuk shpezonte shumë kohë me nipat.

Sekreti i tretë që mësuam është më i bukuri dhe ka lidhje me çiftin e adhurueshëm që tanimë do të bëhen edhe prindër për herë të parë. Princi Harry tregon se është i fiksuar të fikë të gjithë dritat dhe Meghan nuk e kupton këtë fiksim të tij.

“Bashkëshortja ime shprehet: ‘Përse i fik të gjitha dritat? Është errësirë.’ Dhe i përgjigjem: ‘Ne kemi nevojë për një dritë, ne nuk kemi nevojë për gjashtë.’ Krejt papritur na është bërë ves.” – u shpreh Harry.

E kujt do t’ia merrte mendja se ata do të diskutonin për diçka të tillë!