Reagimi i Elvana Gjatës pas koncertit në Prishtinë – AlpeGossip
Reagimi i Elvana Gjatës pas koncertit në Prishtinë

Reagimi i Elvana Gjatës pas koncertit në Prishtinë

Elvana Gjata mbrëmë ka mbajtur koncert në Prishtinë.

Koncerti u mbajt tek Biblioteka Kombëtare, ku ishin mbledhur numër i madh i fansave të saj për t’i dëgjuar live këngët e Elvanës, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të performancës, këngëtarja ka publikuar një fotografi nga ky koncert, duke falënderuar për mikpritjen.

“Të dua përgjithmonë, Prishtina ime”, ka shkruar ajo mbi këtë video.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Elvana është “Mike”, në duet me Ledri Vulën dhe John Shahun.