SFILATË BAMIRËSIE ME VESHJE MYSLIMANE/ Çiljeta Xhilaga mahnit me paraqitjen e saj (VIDEO) – AlpeGossip
SFILATË BAMIRËSIE ME VESHJE MYSLIMANE/ Çiljeta Xhilaga mahnit me paraqitjen e saj (VIDEO)

SFILATË BAMIRËSIE ME VESHJE MYSLIMANE/ Çiljeta Xhilaga mahnit me paraqitjen e saj (VIDEO)

Një nismë humanitare është zhvilluar në Tiranë ku si qëllim kishte ndihmën ndaj fëmijëve të prekur me kancer të spitalit “Nënë Tereza”.

Sfilata e organizuar me veshjet e fesë myslimane për gra dhe fëmijë me sloganin “Lumturo dhimbjen” ku të ardhurat e saj do dërgohen për të ndihmuar familjet e fëmijëve me kancer. Stilistja Brixhida Muça e ka nisur këtë nismë nga historia prekëse e djalit të saj dhe se dëshiron t’i bashkojë dhe të ndërgjrgjësojë të gjithë njerëzit, pasi u shpreh se këta fëmijë po lihen pas dore dhe nuk po marrin ndihmën e duhur në spitale.

E ftuara speciale e kësaj shfaqjeje ishte gjithashtu dhe këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, e cila siç dihet tashmë është një predikuese e fesë myslimane. Ajo u shfaq e veshur me një fustan nusërie enkas për sfilatën, të mbuluar dhe me një kurorë madhëshotore në kokë.

Këngëtarja ka postuar një video në rrjetet sociale ku duken pamjet e sfilatës dhe i fton të gjithë njerëzit sidomos stilistë për të paraqitur veshjet e tyre për tu shitur që paratë të shkojnë për këtë kauzë.

“Sfilata e bamirësise “Lumturo dhimbjen “ është nje nisem qe fton njerezit qe në mënyre vullnetare te kotribuajnë per femijet me kancer qe sado pak ti lehtësojmë ato veshtiresi ekonomike,qe familjaret kanë..kjo sfilatë bashkon stilist e butik duke paraqitur veshjet e tyre per tu shitur per kete kauz.

Ngritja e këtij eventi eshte unik në llojin e saj. Kjo nisëm e iniciuar nga një nënë që ka djalin e saj me kete semundje, nuk merr donacione apo fonde por fton qe gjitha ato qe duhen për tu zhvilluar një sfilatë te japin ate çka posedojnë ne biznesin e tyre apo mundesite e tyre per te formësuar kete sfilate, pra nis me vullnetarizëm dhe mbaron po me vullnetarizëm.Faleminderit @brixhidastyle per kete ftes ishte kenaqsi per mua ☝🏽❤️”– ka shkruajtur krahas videos Çiljeta.

VIDEO