Sot është super i famshëm, por ky këngëtar shqiptar merrej me dele në mal – AlpeGossip
Sot është super i famshëm, por ky këngëtar shqiptar merrej me dele në mal

Sot është super i famshëm, por ky këngëtar shqiptar merrej me dele në mal

Ai është një ndër figurat më të njohura të showbizit dhe së fundmi lançoi këngën e tij të re, “Kënga e çajit” të cilën e promovoi mbrëmjen e kaluar në emisionin Zonë e Lirë. Kastro Zizo njihet për tipin e tij të veçantë dhe deklaratat e çuditshme që bën, por mbrëmë ai i habiti të gjithë kur tregoi me çfarë ishte marrë vite më parë.

Gjatë diskutimit me moderatorin për projektin që Kastro kishte në mendje, për të ndërtuar një fermë lopësh, këngëtari zbuloi se edhe më parë ishte marrë me delet në mal.

“Unë jam marrë dikur edhe me biznesin e deleve në malin e Tomorrit, kam patur rreth 200 kokë dele. Para disa vitesh jam marrë me to.”- ka zbuluar Kastro.