“TAKIMI IM PËR SOT”/ Nuk është Meritoni, me kë darkoi Ilnisa mbrëmë? (FOTO) – AlpeGossip
“TAKIMI IM PËR SOT”/ Nuk është Meritoni, me kë darkoi Ilnisa mbrëmë? (FOTO)

“TAKIMI IM PËR SOT”/ Nuk është Meritoni, me kë darkoi Ilnisa mbrëmë? (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli, ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto mjaft të ëmbël. Përmes një postimi në “Instastory”, gazetarja ka zbuluar se ka darkuar me vajzën e saj, Anais.

“Takimi im për sonte”, ka shkruar Agolli krahas fotos ku duket e bija e saj.

Nuk dihet nëse me dy vajzat i pranishëm ishte partneri i saj, Meriton Mjekiqi.

Kujtojmë që historia e dashurisë së Meritonit dhe Ilnisës nisi në shtëpinë e më të famshme në Shqipëri, ku dyshja u dashuruan me njëri-tjetrin.

Çifti e vazhduan lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia, teksa në planet e tyre është një fëmijë.

Ilnisa madje herë pas here poston foto me të në rrjetet sociale duke i bërë dedikime të bukura dashuria. E në këto postime nuk mungojnë komentet e Meritonit, i cili i shpreh dashurinë.