“TI MË DHE ARSYE PËR TË BUZËQESHUR…”/ Adelina i dedikoi fjalët më të sinqerta gëzimit të së saj më të madh – AlpeGossip
“TI MË DHE ARSYE PËR TË BUZËQESHUR…”/ Adelina i dedikoi fjalët më të sinqerta gëzimit të së saj më të madh

“TI MË DHE ARSYE PËR TË BUZËQESHUR…”/ Adelina i dedikoi fjalët më të sinqerta gëzimit të së saj më të madh

Adelina Ismaili i ka dedikuar fjalët më të ëmbla të birit me një foto në pishinë me të, duke shijuar ditët e nxehta të verës.

Duke hedhur në rreshta të gjithë lumturinë që i ka sjellë i biri, ajo ka shkruar fjalët më të ndjera që vetëm një nënë di të shprehë.

“Ti je zemra ime, ti je shpirti im, krenaria ime, lumturia ime. Ti më dhe arsye për të buzëqeshur. Gëzimi im më i madh, djali im”.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Adelina festoi 13 vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi dhe ky i fundit i dedikoi asaj një urim special në këtë datë.

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi krahas fotos.

Adelina Ismaili ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor dhe ndonëse koha kalon koha duket se për artisten shqiptare ka mbetur në vend. Këtë gjë sapo e ka vërtetuar më herët një fans i saj. Dikush ka publikuar në Instagram një foto të vjetër me Adelina Ismailin dhe këngëtarja duket po njësoj si sot. Kjo fotografi është realizuar plot 20 vite më parë dhe ndaj themi se koha nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi tek Adelina.

Ajo vazhdon të ketë të njëjtin portret të freskët dhe linja trupore për t’u pasur vërtetë zili.