”TIME CAPSULE”/ Koncerti i madh i Capital T që do të ”shkundë” Tiranën (DETAJET) – AlpeGossip
”TIME CAPSULE”/ Koncerti i madh i Capital T që do të ”shkundë” Tiranën (DETAJET)

”TIME CAPSULE”/ Koncerti i madh i Capital T që do të ”shkundë” Tiranën (DETAJET)

Capital T, një nga këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare ka lajmëruar organizimin e një koncerti gjigand në Tiranë. Gjatë gjithë kohës ai ka postuar foto dhe video duke ndarë me ne shumë detaje mbi këtë projekt.

Ditën e djeshme ai ka postuar një video ku prezanton ”Time Capsule” dhe fton të gjithë fansat e tij të jenë të pranishëm. Video-ja është një kolazh i cili përmban këngë të reja e të vjetra të Capitalit duke i kujtuar të gjithëve kështu që ajo natë do të përmbledhi çdo hit të tij.

Capital T është shprehur se ky projekt lindi prej dashurisë së tij të madhe për artin dhe do të jetë një koncert që do të mbahet mend gjatë.

Ne ju kujtojmë se koncerti do të përfshijë dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur si: Dhurata Dora, Majk, Alban Skënderaj, reperi 2po2, Stresi dhe flitet se do të jetë pjesëmarrëse dhe Elvana Gjata.

I ftuar në intervista këngëtari ka pohuar se ”Time Capsule” do të jetë një udhëtim në kohë në të cilin do të përfshihen këngë të vjetra, të reja por dhe këngë që akoma nuk janë publikuar. Kjo do të thotë se Capitali në koncert do të zbulojë hite të pa dëgjuara më parë nga ai.

Për koncertin është duke u bërë gati një skenë e madhe, e teknologjisë së lartë që do të ofrojë të gjitha lehtësirat e mundshme për publikun. Ai është shprehur se investimi për këtë projekt ka shkuar afërsisht 200 mijë euro.

Koncerti do të zgjasi dy orë ku përveç të ftuarëve do të ketë një ekip vallëzimi dhe band live. Capital T e pret të gjithë publikun në datë 20 shtator 2019 në Sheshin Nënë Tereza. /AlpeGossip.al