TRËNDAFILA TË KUQ, UNAZË DHE “TË DUA”/ Çfarë po ndodh me Çiljetën dhe portierin Hoxha? – AlpeGossip
TRËNDAFILA TË KUQ, UNAZË DHE “TË DUA”/ Çfarë po ndodh me Çiljetën dhe portierin Hoxha?

TRËNDAFILA TË KUQ, UNAZË DHE “TË DUA”/ Çfarë po ndodh me Çiljetën dhe portierin Hoxha?

Prej shumë kohësh, Çiljeta dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha janë në një lidhje dashurie.

Fillimisht lidhja e tyre u mbajt e fshehtë, por ata e bënë publike duke mos i rezistuar dot postimit të fotove në rrjetet sociale.

Së fundmi Çiljeta ka hedhur një foto në “Instagram”, ku shihet e veshur me një fustan të kuq të gjatë dhe me një dekolte të hapur që e tregon shumë sensuale.

Pranë saj ndodhet një tufë me trëndafila të kuq, ku shkruhet “Të dua” dhe në gishtin e këngëtares shihet një unazë.

 

Çiljeta nuk e ka konfirmuar ende në një dalje publike fejesën, por unaza në gisht dhe kutia e trëndafilave, hedhin dyshime se çifti simpatik mund të kenë zyrtarizuar dashurinë e tyre në fejesë.