U VESH SI NUSE PËR KLIPIN/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për planet për tu martuar – AlpeGossip
U VESH SI NUSE PËR KLIPIN/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për planet për tu martuar

U VESH SI NUSE PËR KLIPIN/ Anxhela Peristeri flet për herë të parë për planet për tu martuar

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina” ku dhe ka folur për këngën e saj më të re të titulluar “Shpirti i bukur”. Ajo ka treguar për filmimet e klipit dhe duke qenë se në klip shfaqet e veshur nuse, Rudina e ka pyetur se kur ka ndërmend të martohet.

Siç rrëfeu Anxhela, martesa nuk është në planet e saj dhe ajo tregoi se nuk është shumë pro saj.

“Nuk është në planet e mia të afërta dhe unë nuk jam pro martesës. Për mua është thjesht një ceremoni dhe mendoj është e rëndësishme të gjesh njeriun e zemrës dhe të jesh mirë me të. Sigurisht që është një ceremoni e bukur për të veshur fustanin e bardhë dhe për të mbledhur njerëzit, por që mendoj se nuk është shumë e rëndësishme për mua sa të mendoj për këtë gjë”, është shprehur këngëtarja e njohur.

“Kjo unaza ka formën e një unaze propozimi, është një dhuratë. Unë vazhdoj ta mbaj se është shumë e bukur dhe do ta zëvëndësojë kur të vijë unaza tjetër”, tha këngëtarja.